DYLON

Haliti: Palestra sportive sukses i përbashkët

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Aprovimin nga ana e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit për ndërtimin e Palestrës Sportive në Viti, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti e ka quajtur sukses të përbashkët dhe ka kërkuar që të angazhohen gjitha drejtoritë që të zhvillohen procedurat për realizimin sa më të mirë të këtij projekti të shumë pritur në komunën e Vitisë.

Kryetari Haliti në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve  që u mbajt sot ka thënë se projekti I palestrës sportive plotëson standardet e palestrave të shteteve perëndimore dhe si e tillë do të plotësoj kushtet për zhvillim të nivelit të lartë të aktiviteteve sportive. Ai theksoi se mendon që në të ardhmen ti drejtohen Kuvendit me një propozim për dislokim të tregut të kafshëve nga fshati Drobesh, pasi që në afërsi të asaj pjese planifikohet ndërtimi I palestrës.

EkoHigjiena

Në takimin e sotëm me Këshillin e Drejtorëve, u bisedua edhe për pasqyrat financiare, për organizimin e një takimi të përbashkët lidhur me ruajtjen e pyjeve, për incizimin e gjendjes nëpër drejtori, dhe auditimin e brendshëm./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.