DYLON

Haliti ngushëllon familjen Bajrami me rastin e vdekjes së ish-delegates Kadrie Bajrami

Haliti ngushëllon familjen Bajrami me rastin e vdekjes së ish-delegates Kadrie Bajrami
Avatar photo Redaksia

Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish delegates se Kuvendit të Kosovës, Kadrie Bajrami nga Ramjani i Vitisë. Ajo ishte pjesëmarrëse në shpalljen e Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës në vitin 1990. Vdekja e saj e hershme, ka prekur zemrat e atyre që e njohën, ngase kontributi i saj atdhetar për krijimin e institucioneve dhe pavarësimit të vendit, do të mbetet gjurmë në historinë shtet formuese të Kosovës. Qëndresa dhe krenaria qofshin të pranishme përherë për familjen, miqtë dhe bashkëveprimtarët e saj. Vepra e Kadries, do të mbetet përgjithmonë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme. U shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Bajrami, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerës. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.

Kryetari i komunës së Vitisë
Sokol Haliti

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.