Haliti në Zvicër takohet me përgjegjësin e Konsullatës së Kosovës por edhe me bizneset e mërgatës

Haliti në Zvicër takohet me përgjegjësin e Konsullatës së Kosovës por edhe me bizneset e mërgatës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti po qëndron për vizitë në shtetin Zviceran. Me këtë rast ai është pritur në mënyrë të përzemërt sot në një takim nga  Islam Spahiu, udhëheqës i Konsullatës së Kosovës në Zvicër.

Përndryshe ai ka vizituar edhe disa biznese të mërgatës sonë në Kantonin e Cyrihut.

Kurse bëhet me dije se Kryetari Haliti do të marrë pjesë edhe në Mbrëmjen Humanitare “Ndihma juaj ndryshon jetë!” që do të mbahet në Glattbrug të Cyrihut dhe atë nën përkujdesjen e Shoqatës “Vitia”-Gjenevë në bashkëpunim me Sindikalistët Shqiptarë në Zvicër. Kjo mbrëmje humanitare përkrahët edhe nga disa të tjerë.

KOMENTE