Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim Shaip Dedën, përfaqësues nga Shoqata “Iliria” e cila vepron në Saint Julien të Francës.
Me këtë rast Haliti e ka falënderuar këtë shoqatë për punën që po e bënë në të mirën e komunitetit duke potencuar se për këtë kjo komunë në kuadër të Ditëve të Mërgatës e nderon me dekoratën e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës këtë shoqatë.