DYLON

Haliti mori pjesë në konferencën për fuqizimin e grupeve sociale në viset rurale

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marrë pjesë sot në konferencë të përfaqësuesve të disa komunave të Kosovës, ku është diskutuar lidhur me projektin “Fuqizimi socio ekonomik i grupeve të cenueshme sociale në Kosovë”.

Projekti ka për qëllim përfshirjen e kategorive të cenuara sociale që jetojnë në viset rurale, respektivisht familjet me të ardhura të pakta, gra vet ushqyese dhe anëtar nga komuniteti jo shumicë në vise rurale të komunave : Viti, Prizren, Dragash,Mitrovicë e Vushtrri.

EkoHigjiena

Kryetari i komunës Sokol Haliti, duke njoftuar rreth angazhimeve të Institucioneve komunale në përmirësimin e jetës dhe promovimin e sipërmarrjeve të vogla, ka thënë se në vazhdimësi ka mbështetur idetë dhe projektet që kanë të bëjnë me këto fusha dhe njiherit ka premtuar se do të mbetet i përkushtuar për të fuqizuar edhe iniciativat e shoqatat e grave të cilat deri më tani kanë pasur mbështetjen institucionale.

Objekti i përgjithshëm i projekti është të përmirësoj cilësinë e jetës dhe të kontribuojë në promovimin e sipërmarrjeve të vogla familjare në vend, si një mjet për fuqizimin e grave dhe familjeve sociale të rrezikuara që njëkohësisht edhe të kontribuojë në rritjen ekonomike të Kosovës.

Sipas organizatorëve, qëllimi i konferencës ishte që të paraqes arritjet e projektit dhe për të diskutuar sfidat në të ardhmen. Projekti që financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga KHCS Nëna Terezë në partneritet me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, mbështet në mesin e përfituesve të saj të paktën 20 % të grupeve minoritare në zonën e synuar dhe 30 % të grave në familje./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.