Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit Arta Ajeti dhe kryetarin e sindikatës në nivel komunal Kemajl Bislimi, kanë vizituar sot mësimdhënësit të cilët janë duke mbajtur trajnimin me temë ,,Aplikimi dhe programimi i kompjuterëve në mësimdhënije”.
Me këtë rast, kryetari Haliti i ka falenderuar mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e tyre që po e bëjnë edhe në këto ditë vikendi, me qëllimin e vetëm ngritjen e cilsisë në arsim.
Përndryshe, ky trajnim që po mbahet në shkollën teknike, është organizuar nga SBASHK-u. /2LONLINE/