Haliti merr titullin “Honoris Causa” nga Universiteti katolik amerikan në Florida
(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është dekretuar sot me çmimin dr.Honoris Causa nga Universiteti Katolik amerikan i Floridas. Kjo ceremoni është zhvilluar me një seancë solemne të Kuvendit Komunal ku ishin të pranishëm përfaqësues të Universitetit amerikan të Floridës-Kolegji I arteve dhe shkencës, përfaqësues institucional, këshilltar të asamblesë komunale, strukturave politike etj.
Në hapjen e kësaj séance solemne, kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Piraj, u shpreh se ky titull që po I dhurohet kryetarit të komunës sonë, është rezultat I punës dhe angazhimit tij në nivelin arsimor, kulturor, ekonomik, social, për raportet ndërfetare dhe me mekanizmat ndërkombëtar, që do të thotë se ka kontribuar për një sistem rehabilitues në të gjitha sferat e jetës në përgjithësi.
Presidenti dhe Rektori i Universitetit katolik-amerikan Jose Peracoli Moreno, u shpreh se është një kënaqësi e madhe që si shtetas brazilian të jem para jush që të vë në pah bashkëpunimin që ka misioni diplomatik amerikan për paqe botërore me misionin për paqe dhe prosperitet në Shqipëri.
“Ne kemi bërë një bashkëpunim për të promovuar paqen dhe vëllazërinë në të gjitha tokat në mbarë botën dhe në bashkëpunim të ngushtë me z. Shefki Hysa bashkë me stafin e tij në Tiranë, mësova për punën e dalluar të kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti.
Me shumë kënaqësi ne kemi vendosur që ti ndajmë titullin Doktor Honoris Kausa nga Institucioni jonë”, ka thënë dr.Moreno.
Ai gjithashtu ka folur për bashkëpunimin ndër fetar të ndërtuar në Shqipëri e po ashtu edhe në Kosovë, gjë që më ka lënë përshtypje të papërshkrueshme për këtë bashkëjetesë të këtij populli.
Ndërsa Shefki Hysa kryetar i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet në Shqipëri, tha se ky titull për misionarin e Paqes kryetarin e Vitisë Sokol Haliti, është titull nga një Institucion prestigjioz amerikan për veprat e mira të popullit të Vitisë, të cilët I kthyen nderin ish-ambasadorit amerikan Richard Hoolbruk, dhe personalitete si Sokol Haliti I cili tashmë është dr.Honoris Causa I një nga Institucionet më të mëdha botërore.
“Është nderim I madh jo vetëm për Vitinë dhe kryetarin Haliti, por për gjithë Kosovën”, tha Hysa.
Kurse kryetari i komunës Sokol Haliti duke marrë titullin Honoris Causa, u shpreh se këtë mirënjohje ja dedikoj qytetarëve të mrekullueshëm të komunës së Vitisë. Në fund kryesuesi i Kuvendi Naim Piraj i dorëzoi dr.Morenos hartën e komunës së Vitisë. /2L ONLINE/
