Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e vdekjes së veteranit të arsimit, Zef Gjonit përmes një telegram ngushëllimi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të gjithë dashamirët e mësuesit Gjoni.
“Përmes këtij telegram ngushëllimi shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta për vdekjen e mësuesit vitias, Zef Gjoni. Ndonëse ai sot nuk gjendët më në mesin tonë puna dhe përkushtimi i tij për arsimin kanë lënë breza në shumë gjenerata të cilat i ka mësuar në vatrat e dijës. Mësuesit si Zef Gjoni, janë shembuj të mirë të arsimit kurse vdekja e tyre nuk është vetëm një humbje për familjen por edhe më gjerë. Megjithatë Zef Gjoni nuk u nda nga kjo jetë pa lënë gjurmë të thella në gjeneratat të cilat i ka mësuar”, u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti në telegramin e ngushëllimit të tij.