Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka përuruar fillimin e asfaltimit të rrugës në fshatin Drobesh e cila lidhë shumë fshatra mes vete.
Kjo rrugë lidhë fshatrat Smirë, Gërmovë, Drobesh me fshatrat Sllatinë e Poshtme, Sllatinë e Epërme, me Pozheranin dhe krijon kushte më të mira në kyçjen e rrugëve bujqësore që lehtëson punën e bujqëve dhe fermerëve vitias.
Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë është duke punuar intensivisht në lidhjen mes vete të fshatrave të komunës së Vitisë, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit pa ngarkesa në komunikacion por edhe po ua lehtëson bujqëve qasjen më të lehtë në tokat e tyre bujqësore. /2LONLINE/