DYLON

Haliti: Komuna e Vitisë në pikëllim të thellë për humbjen e Dr. Fadil Zukës

Haliti: Komuna e Vitisë në pikëllim të thellë për humbjen e Dr. Fadil Zukës
Avatar photo Redaksia

Kryetari Sokol Haliti dhe Komuna e Vitisë me pikëllim të thellê kanë marrë lajmin për vdekjen e Dr. Fadil Zuka.

Përmes një telegrami, kryetari Haliti në emrin e tij dhe të institucioneve komunale, iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Zuka, të afërmve, kolegëve të punës dhe të gjithë miqve të tij.

“Me trishtim kemi marrë lajmin e rëndë për humbjen e një personi me vlera të pakontestueshme njerëzore e profesionale. Dr. Fadili ka dhënë kontribut të çmuar si humanist dhe aktivist i hershëm në kohën e okupimit, gjatë viteve ’90-a, si pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nëna Terezë”. Ai do të kujtohet gjithmonë për sjelljet e mira dhe çasjen profesionale edhe si mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Viti. Për këtë do t’i jemi mirënjohës përgjithmonë. Me kalimin e doktorit tonë të dashur në amshim, shoqëria ka humbur shumë, prandaj ai do të na mungojë të gjithëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e vdekjes së Dr. Fadil Zuka.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.