DYLON

Haliti kërkon që të bëhet një zgjidhje e shpejtë për nxënësit dhe që objekti shkollor të përfundoj sa më parë!

Haliti kërkon që të bëhet një zgjidhje e shpejtë për nxënësit dhe që objekti shkollor të përfundoj sa më parë!
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorit e tij, ka zhvilluar sot një takim me menaxherin e projektit për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran, por edhe punëkryesin.

Me këtë rast Kryetari Haliti, ka kërkuar nga kompania e kontraktuar dhe nga menaxheri i përcaktuar nga niveli qendror që të rrisin dinamikën e punimeve dhe që objekti të përfundojë sa më parë dhe nxënësit dhe personeli arsimor të kalojnë në këtë objekt shkollor.

EkoHigjiena

Ai tha se është e pakuptueshme që niveli qendror nuk po e kupton rëndësinë dhe domosdoshmërinë e përfundimit të këtij objekti për nxënësit e kësaj shkolle.

I pari i komunës, tha se komuna e Vitisë, është e pakënaqur që po zvarritët përfundimi i këtij projekti shumë të rëndësishëm, duke potencuar se të pakënaqur janë edhe qytetarët vitias, në veçanti Pozherani me rrethinë të cilët edhe hapur kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për këto zvarritje.

Haliti shtoi se komuna e Vitisë, është e vetëdijshme që ky projekt po financohet nga niveli qendror por shtoi se vonesat në përfundimin e tij nuk janë më të arsyeshme.

Ai tha se për këto zvarritje komuna e Vitisë, nxënësit, personeli arsimor, prindërit dhe të gjithë qytetarët vazhdimisht kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kërkojnë që të përfundojnë punimet sa më parë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.