DYLON

Haliti: Kërkon publikisht nga AUV kompensimin e dëmeve për gjedhët e ngordhura

Haliti: Kërkon publikisht nga AUV kompensimin e dëmeve për gjedhët e ngordhura
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka bërë thirrje publike Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës (AUV) që të bëjë kompensimin e dëmeve në sektorin e blegtorisë të shkaktuara nga sëmundja gungore e Gjedhit ( LSD), gjatë vitit të kaluar ku si pasojë e saj kanë ngordhur 36 krerë gjedhe.

“Si kryetari i kësaj komune ju bëjë thirrje publike Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës që të bëjë kompensimin e dëmeve në sektorin e blegtorisë të shkaktuara nga sëmundja gungore e Gjedhit ( LSD).

Pas obligimeve që ka pasur dhe i ka kryere komuna e Vitisë si: identifikimi i sëmundjes, këshillimi, trajtimi, lajmërimi i rasteve, përcjellja e vaksinimit të kafshëve si dhe varrosja e tyre.

EkoHigjiena

Ne si Institucione lokale kemi dorëzuar dosjet për dëmet e shkaktuara për secilin fermerë ku në vitin 2016 si pasojë e sëmundjes gungore të Gjedhit (LSD) kemi pasur ngordhjen e 36 krerëve gjedhe në këtë komunë si dhe mbi 180 të tjera që prekura nga kjo sëmundje.

Pos raporteve që i kemi dorëzuar me kohë në AUV gjithashtu ju kemi rikujtuar nevojën e kompensimit të fermerëve tanë me shkresë zyrtare javë më parë.

Kërkojmë nga ju që sa më parë të bëhet kompensimi i dëmit pasi që kjo që bie në kompetence të këtij agjensioni”, thuhet në thirrjen publike të kryetarit Haliti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.