Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot ambientet e furrës së bukës “Aida” në Viti, për të parë nga afër procesin e punës që zhvillohet aty.
Njiherësh, ai u shpreh i kënaqur kur sheh projektet e reja që kanë për qëllim investimin në zhvillimin e bizneseve, të cilat investime ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik.
Haliti u prit nga pronari i kësaj furre Astrit Matoshi, i cili edhe e njoftoi me planet dhe procesin e punës që zhvillohet aty.