DYLON

Haliti inspektoj punimit në asfaltimin e rrugës në lagjen “Korrani” në Pozheran

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti inspektoi sot punimet që janë duke u zhvilluar në asfaltimin e rrugës së lagjes “Korrani” ne Pozheran. Haliti u prit nga banorët e kësaj lagje të cilët e falënderuan atë për këtë investim duke theksuar se ky investim është I qëlluar për faktin se në këtë lagje banojnë edhe dy familje të dëshmoreve” Mejdi Korrani dhe Samet Bogujevci”.

Me ketë rast Kryetari Haliti, tha se institucionet komunale janë te përkushtuara qe te iu sigurojnë banoreve te Komunës sonë kushte sa me te mira për jetesë. Ai gjithashtu vizitoi edhe plantacionin e mollës qe gjendet ne ketë lagje e qe është ne pronësi te Bejtullah Korranit./2L ONLINE/

EkoHigjiena