Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot Pozheranin për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit prej shkollës së parë shqipe të këtij lokaliteti e deri në dalje të këtij lokaliteti, konkretisht në drejtim të qytetit të Vitisë.
Ndërtimi i këtij trotuari është mirëpritur nga banorët lokal pasi që theksuan se në këtë rrugë ka një frekuentim të madh të automjeteve dhe se me këtë projekt banorët do të ndihen më sigurt.