DYLON

Haliti inkurajon mërgimtarët që pa dallim partie të punojnë për të mirën e vendit

Avatar photo Redaksia

/Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, në vizitë zyrtare në Zvicër dhe Francë/

/2L ONLINE/ – Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtori komunal për shëndetësi dhe mirëqqenie sociale, Basri Aliu, në kuadër të turneut, të vizitave të tyre zyrtare në Zvicër dhe Francë, kanë takuar përfaqësuesi e shoqatave të ndryshme të mërgimtarëve që veprojnë në Genevë të Zvicrës.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti, gjatë këtij takimi pos që ka njoftuar përfaqësuesit e shoqatave me zhvillimet në Komunën e Vitisë, ka shprehur një falënderim të veqantë për kontributin e madh që po japin mërgimtarët në përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve të Komunës së Vitisë, si dhe në ptojektet e ndryshme të infrastrukturës në këtë komunë.

“ Vetëm gjatë dy viteve të fundit në saje të ndihmës që kanë dhënë dhe po japin mërgimtarët në Komunën e Vitisë, janë ndërtuar 31 shtëpi dhe janë në ndërtim e sipër edhe 4 shtëpi tjera për rastet sociale”, ka thën Haliti.

Ai ka theksuar se mërgata e komunës së Vitisë gjithnjë ka dhënë dhe po jep kontributin e vetë në gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi, por angazhimi i fundit I mërgatës që të ndihmojnë rastet sociale që të sigurojnë kul mbi kokë, është shumë me rëndësi, pasi prek një komponentë shumë të rëndësishme atë sociale dhe humane.

“Aksionet që po marrin mërgimtarët pa dallim partie apo bindje politike për të ndihmuar rastet sociale janë për tu përshëndetur, prandaj edhe institucionet komunale janë të fokusuar që këto aksione ti përkrahin dhe ti mbështesin me gjitha kapacitetet që kanë”, ka thënë Haliti.

Ai ka theksuar se krahas aksionit për ndërtimin e shtëpive për skamnorë mërgimtarët vitias në bashkpunim me institucionet dhe shoqatat në Komunën e Vitisë, në dy vitet e fundit kanë dhënë kontribut edhe në shpërndarjen e ndihmave humanitare me rastin e festive të fundvitit për 519 familje skamnore si dhe projektet e infrastrukturës siq është shetitorja.

“Ju inkurajoi që të gjitha këto aksiione ti përkrahni pa dallim “, ka thënë Haliti.

Kurse, kryetari i shoqatës “Vitia”, Xhavit Islami, ka theksuar se pos aksioneve të mëhershme mërgimtarët vitias në Genevë si dhe ata të kantoneve tjera në Zvicër dhe qytetaeve të ndryshme në Gjermani, Itali e Austri, kanë nisë iniciativën që të organizojnë një mbërmje humanitare përmes së cilës do të grumullohen mjete për të ndërtuar shtëpi për familjet skamnore në Komunën e Vitisë.
“Ashtu siq ishim bashkë në aksionet tjera duhet të jemi bashkë edhe në të ardhmen që të ndihmojmë rastet sociale që kanë nevojë për kulm mbi kokë”, ka thënë Islami.

E, drejtori komunal për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Basri Aliu, është shprehur se numri i familjeve që kanë nevojë për mbështetje sociale në Komunën e Vitisë, është i madh prandaj qdo ndihmë që vjen nga mërgimtarët është në interest të përmirësimit të gjendjes sociale të këtyre familjeve.

Në këtë takim, përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme që veprojnë në Genevë, kanë shprehur gatishmërinë që të mbështesin qdo iniciativë që është në interest ë qytetarëv etë kësaj komune. Kryetari Haliti, pos takimit me mërgimtarët vitias në Genevë, në agjendën e tij zyrtare ka edhe takimet me përfaqësuesit e nën prefekturës së San –Julianit të Francës me të cilët do të diskutoi qështjen e binjakëzimit mes komunës së Vitisë dhe kësaj nënprefekture si dhe janë planifikuar edhe takimet përfaqësues të paralemntit frances dhe përfaqësues të komunave të ndryshme të kantonit të Genevës. /Ibrahim Sefedini – Genevë, Zvicër/