DYLON

Haliti i kërkon Ministrit Agani rregullimin e lumit “Morava e Binqes”

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti u prit sot në takim nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit, Ferid Agani me këtë rast Kryetari Haliti parashtroi edhe njëherë kërkesën për projektin e rregullimit te shtratit te lumit “Morava e Binqes” e cila shpesh herë shkaktohen përmbytje dhe dëmë në tokat bujqësore në Viti.

Gjithashtu gjatë këtij takimi ata bashkëbiseduan edhe për projektin e përbashkët mes Komisionit Evropian dhe Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit ,prej Vitisë deri ne Krojman.

EkoHigjiena

Ne anën tjetër Ministri Agani i premtoi kryetarit Haliti se shpejti do ta fus këtë çështje në agjende qeveritare. Përndryshe Kryetari Haliti për çështjen e lumit ka biseduar javë më parë edhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ku ndër tjerash e kishte njoftuar atë me prioritetet e Komunës së Vitisë, si rregullimi rrugëve Magjistrale, Shkolla fillore e mesme e ultë “ Halil Alidema” në Pozheran.

Për ndryshe në atë takim Kryetari Haliti kishte marrë premtimin nga Kryeministri Mustafa për rregullimin e rrugëve magjistrale ndërkaq pritet të merr konfirmimin edhe për dy prioritetet e tjera. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.