DYLON

Haliti: I kemi eliminuar 99 për qind të deponive ilegale të mbeturinave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka marrë sot pjesë në prezantimin e pasqyrës shëndetësore të Komunës së Vitisë të përgatitur nga Infermierja, Fatime Bekteshi.

Sipas këtij prezantimi qëllimi kryesor i pasqyrës në fjalë është identifikimi i prioriteteve dhe përzgjedhja e aktiviteteve më të përshtatshme të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes shëndetësore me qëllim që në këtë mënyrë të kemi një pasqyrë sa më të qartë të shëndetit të popullatës në këtë komunë.

EkoHigjiena

Gjatë këtij prezantimi u dhanë edhe rekomandimet konkrete e një nga rekomandimet kryesore ishte implementimi i ligjit për sigurimet shëndetësor.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e cilësoi si shumë të rëndësishëm takimin e sotëm ku është prezantuar kjo pasqyrë duke potencuar se dikujt kjo temë mund të ju duket e vogël por rëndësia e saj është jetike për shoqërinë.

Ai theksoi se Institucionet Komunale të Vitisë kanë bërë përpjekje maksimale dhe janë duke vazhduar që të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të vet duke përmendur se në fillim të mandatit të tij,

Vitia ka qenë e kontaminuar nga 93 deponi ilegale të mbeturinave.

”Aspektet shëndetësore mund të përmirësohen edhe me një ambient të pastër e të cilën e kemi përmirësuar dukshëm. Dua ta marrë si shembull se në fillim të mandatit i kemi indetifikuar 93 deponi ilegale të mbeturinave që gjë tregon se mjedisi ka qenë i kontaminuar mirëpo tani i kemi eliminuar 99% prej tyre” U shpreh Kryetari Haliti.

Gjithashtu ai potencoi se qeveria komunale e Vitisë ka punuar edhe në krijimin e një mjedisin për aktivitetet fizike më qëllim që të rinjtë vitias të largohen nga dukuritë devijante.

Haliti e përgëzoi hartuesen e kësaj pasqyre, Infermieren Fatime Bekteshi për punën e bërë duke potencuar se Komuna e Vitisë do të ballafaqohet me të gjitha sfidat për të mirën e qytetarëve vitias.

Ndërkaq Infermierja, Bekteshi Gjatë prezantimit të saj tha se në hartimin e kësaj pasqyre janë intervistuar edhe fokus grupet e ndryshme. Sipas saj sfidat kryesore janë përmirësimi i kushteve ekonomike, menaxhimi i mbeturinave, ndërtimi i ujësjellësve kanalizimit, aktivitete fizike dhe gjumi i rregullt që sipas saj ndikojnë në rritjen e përmirësimit të shëndetit publik në komunën e Vitisë.

Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit kërkuan që sa më parë të zbatohet ligji për sigurimin shëndetësor. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.