DYLON

Haliti i inkurajon dhe premton për mbështetje futbollistët e rinj vitias

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Gjashtë futbollistë të rinj të grup moshës 13-14 vjeçare nga Vitia, janë kthyer nga Gjermania ku kanë qëndruar për 7 ditë, me qëllim të testimit të talenteve të rinj nga menaxherët e futbollit gjerman. Me rastin e kthimit të tyre, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka organizuar një pritje me që rast edhe i ka inkurajuar ata për të vazhduar më tej, drejt sukseseve të reja.

Kryetari Haliti është shprehur se futbollistët e rinj, talentet e rinj, do ta kenë përkrahjen e vazhdueshme të Institucioneve komunale të Vitisë. “Juve ju mbetët të vazhdoni përkushtimin dhe të tregoni rezultate, e ne si Institucione do të jemi të angazhuar që të mbështesim dhe të ecim përpara. Është kënaqësi kur dëgjoj për rezultatet e mira që keni arritur gjatë qëndrimit tuaj atje, prandaj edhe shpresoj shumë edhe në rezultate pozitive të arrini pas vlerësimit që iu është bërë atje nga ekspertët e futbollit gjerman’, tha kryetari Haliti.

EkoHigjiena

Trajneri i futbollit për grup moshat e reja Sylejman Hajdini, ka njoftuar se gjatë 7 ditë qëndrimi në Bon, Hotenhaim, Voslburg e qytete të tjera, kanë zhvilluar 4 ndeshje dhe të gjitha i kanë përfunduar me rezultat pozitiv.

Ai ka bërë të ditur se këta 6 futbollistë të rinj, ishin përzgjedhur muaj më parë në kampingun e organizuar nga shkolla e futbollit “Ardhmëria” nga Ferizaj.

Gjithashtu ka njoftuar për interesimin tejet të madh të menaxherëve të futbollit gjerman, për talentet e rinj nga Kosova. Një grup tjetër i futbollistëve të rinj të grup moshës 12-13 vjeçare, do të udhëtojnë më 24 nëntor në po të njëjtat qytete të Gjermanisë me qëllim të testimit të talenteve të rinj.2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.