DYLON

Haliti: Gjendja më e qetë, por rreziku nuk ka kaluar

Haliti: Gjendja më e qetë, por rreziku nuk ka kaluar
Avatar photo Redaksia

Gjendja aktuale epidemiologjike në Komunën e Vitisë vlerësohet më e qetë nga Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), pasi qe dy ditë radhazi ka pasur vetëm nga një të infektuar me Covid-19, derisa numri i të shëruarve po rritet.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili kryeson KKMSH-në, tha se aktualisht Vitia ka 39 persona pozitiv me Covid-19. Nëntë prej tyre janë të hospitalizuar, por gjendja e të gjithë të infektuarve është stabile, pa shenja të përkeqësimit.

Kryetari Haliti bën thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe relomandimeve të institucioneve dhe ekspertëve shëndetësor, pasi që sipas tij, rreziku është akoma i lartë.

EkoHigjiena

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili tha se në bashkëpunim me Inspektoratin komunal janë duke mbajtur situatën nën vëzhgim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.