DYLON

Haliti fton qytetarët t’i respektojnë masat antiCovid

Haliti fton qytetarët t’i respektojnë masat antiCovid
Avatar photo Redaksia

Komiteti komunal për mbrojtje dhe shpëtim, ka mbajtur sot takimin e rregullt, për të shqyrtuar gjendjen momentale epidemiologjike në komunën e Vitisë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka njoftuar rreth raportit të fundit, me rastet e reja ku brenda 24 orëve, janë regjistruar 6 raste të reja, për derisa java që shkoi ka pasur numrin e shtuar të rasteve të prekura me Covid.

EkoHigjiena

Haliti ka bërë thirrje që të respektohen masat e marra dhe të veprohet konform rregullave që parasheh Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Përndryshe, nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja nga Qeveria dhe IKSHP-ja të cilat do të zbatohen deri më 18 prill. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.