DYLON

Haliti: Fëmijët me Sindromin Down duhet të trajtohen dhe t’iu jepen mundësitë e barabarta

Haliti: Fëmijët me Sindromin Down duhet të trajtohen dhe t’iu jepen mundësitë e barabarta
Avatar photo Redaksia

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sindromit Down, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti theksoi sot që Komuna e Vitisë, do të mundohet që të krijojë mundësinë për trajtim të barabartë si dhe kushte të mjaftueshme dhe të domosdoshme për shkollimin, edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve të prekur me këtë sindromë.

“Fëmijët me Sindromën Down, do të gëzojnë të gjitha të drejtat, në mënyrë që të kenë jetë të pavarur, përmes mbështetjes së aftësive dhe talentit të tyre të jashtëzakonshëm. Ne si komunë zotohemi që fëmijët me këtë sindromë, do të kenë përkrahjen e plotë në çdo aktivitet, pasi që me përkushtimin e tyre dhe intuitën kanë dëshmuar që mund të arrijnë pavarësinë e tyre në aktivitetet e tyre të përditshme”, u shpreh kryetari Haliti. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.