DYLON

Haliti: Edhe në këtë mandat qeverisës rëndësi i kemi kushtuar shëndetësisë

Haliti: Edhe në këtë mandat qeverisës rëndësi i kemi kushtuar shëndetësisë
Avatar photo Redaksia

Sokol Haliti, aktualisht kryetar i komunës së Vitisë, por që të njëjtin post e synon edhe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit,  tha se edhe në këtë mandat qeverisës, rëndësi i kanë kushtuar shëndetësisë, duke u munduar të krijojmë kushte për trajtimin sa më të denjë të qytetarëve.

Me këtë rast në Viti, siç thotë ai, janë ndërtuar objekte të reja për tre fshatrat, Terpezë, Remnik dhe Pozheran.

EkoHigjiena

Gjithashtu është ndërtuar Emergjenca në Viti, janë bërë renovime të QMF-ve në Zhiti, Skifteraj, Sadovinë e Jerlive, Beguncë dhe Sllatinë e Epërme, po ashtu edhe QKMF “Nënë Tereza”.

Janë siguruar 3 autoambulanca për hemodializë, dhe është rritur numri i llojit të analizave( CRP, hekuri, aston).

“Pra QKMF në Viti, është pajisur me të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore të digjitalizuara, përfshirë institucionin mobil shëndetësor për lehonat, dhe vizitat e rregullta në shkolla”, ka thënë Haliti. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.