/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe këtë fundjavë e ka kaluar duke inspektuar punimet e shumta që janë duke u bërë në lokalitetet e ndryshme të komunës së Vitisë. Ai ka inspektuar sot punimet në asfaltimin e rrugëve “ Iliria” dhe “ Brigada 173”. Të dy këto rrugë janë në afërsi të objektit të ri të Administratës Komunale në qytetin e Vitisë mandej njëra lidhët edhe me rrugën që të çon në fshatin Kabash të Vitisë. Po ashtu ai me bashkëpunëtor ka vizituar edhe parkun e ri në fshatin Sllatinë të Epërme./2L ONLINE/