Haliti e Pira urojnë mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Haliti e Pira urojnë mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2017-2018.

Në urimin e tij, thuhet”

Të dashur nxënës …
Urimi im i parë shkon për ju, që për herë të parë sot do të uleni në bankat e shkollës, për t’u njohur me mësuesen e parë, me bashkëmoshatarët tuaj dhe shokët e klasës.

Në mënyrë të veçantë, ju përgëzoj dhe uroj juve nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, sepse jeni në vijim të formimit tuaj arsimor dhe tashmë keni të qartë idenë mbi ecurinë tuaj të mëtejshme në kërkim të dijes e të një profesioni të duhur e të përshtatshëm në të ardhmen. Ndërsa juve të dashur mësues, kam kënaqësinë që me anë të këtij mesazhi të shpreh vlerësimin tim dhe mirënjohjen për të gjithë përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që ju dini të dëshmoni dhe transmetoni gjatë punës suaj në edukimin e brezave të ardhshëm.

Ne Institucionet komunale të Vitisë, do të jemi gjithmonë afër juve, që së bashku të realizojmë synimin për cilësi dhe të krijojmë mundësi të reja për përgatitjen tuaj, që të jeni sa më kompetent në punën tuaj”.

Gëzuar dhe suksese në vitin e ri arsimor 2017-2018!

Edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira uron mësuesit dhe nxënësit për fillim vitin e ri shkollor

Ja urimi i tij

Kryesuesi I Kuvendit Komunal të Vitisë Naim Pira, me rastin e fillim vitit të ri shkollor, ka uruar gjithë nxënësit dhe personelin arsimor të kësaj komune, duke iu dëshiruar suksese dhe rezultate të kënaqshme në rrugëtimin drejt njohurive të reja.

“Shtatori është muaj shumë i rëndësishëm në kalendarin e jetës tonë, sepse shënon një ngjarje të veçantë: fillimin e mësimit, pas një pushimi të gjatë. I shpreh urimet të përzemërta për të gjithë nxënësit e në veçanti vogëlushet që do të ulen në bankat shkollorë, duke ju dëshiruar shumë suksese në rrugëtim drejtë diturive të reja”, thuhet në mesazhin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë Naim Pira.

 

KOMENTE