(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka marrë pjesë sot në ceremonin e pranim dorëzimit të 6 karrocave për personat me aftësi të kufizuara që janë dorëzuar nga shoqata Hendikos i Gjilanit për atë të Vitisë.
Gjithashtu para kësaj ceremonie kryetari së bashku me përfaqësues të organizatës Handikos, familjeve me aftësi të kufizuara por edhe mjekë të QKMF-së kanë folur lidhur me mundësitë e përkrahjes të personave me aftësi të kufizuar.
Ndërkaq ditë më parë organizata Hendikos e Vitisë ka pranuar si donacion një kompjuter dhe atë nga komuna e Vitisë. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi është zotuar se komuna do të bënë përpjekje maksimale për të dalë në ndihmë këtyre personave. /2lonline/