DYLON

Haliti dhe Bajrami pjesë e konferencës në Riga

Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Xhavit Haliti, si dhe zëvendëskryetarja e parë e Komisionit për Integrime Evropiane, Valdete Bajrami, po marrin pjesë në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Çështje të Unionit të Parlamenteve të Bashkimit Evropian -COSAC, që po mbahet në Riga të Letonisë. Kjo konferencë do të zgjasë tri ditë.

Duke pasur parasysh që në COSAC marrin pjesë Komisionet Parlamentare për Çështjet e Unionit të Parlamenteve të Bashkimit Evropian, si dhe në cilësinë e vëzhguesit marrin pjesë edhe Komisionet parlamentare të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përfaqësees të Komisionit për Integrime Evropiane i Republikës së Kosovës janë të ftuar si mysafir special nga Komisioni homolog i Parlamenti të Letonisë. Republika e Letonisë mban Presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

EkoHigjiena

Temat kryesore të kësaj konference janë: politikat e energjisë së Bashkimit Evropian-sfidat dhe mundësitë; çështjet e sigurisë në lindjen e mesme; politikat tregtare të Bashkimit Evropian për pesë vitet e ardhshme, si dhe e ardhmja e shqyrtimit parlamentar të çështjeve të Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryetarja e parë e Komisionit për Integrime Evropiane, Valdete Bajrami, në takimet që pati me udhëheqës dhe anëtarë të delegacioneve të parlamenteve potencoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe reformat ekonomike në proceset integruese të vendeve të rajonit.

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Xhavit Haliti në takime të ndryshme ka diskutuar për rendësinë e fqinjësisë së mirë të shteteve të rajonit dhe rëndësinë e agjendës së integrimeve evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, Bajrami dhe Haliti zhvilluan takime të ndërsjella me homologët e tyre, me kryetarët dhe zëvendëskryetarët e Komisioneve parlamentare për Çështje të Bashkimit Evropian.


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.