DYLON
5 Maji – Dita e Dëshmorëve

Haliti: Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë dhe udhërrëfyes i përhershëm për të ardhmen

Haliti: Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë dhe udhërrëfyes i përhershëm për të ardhmen
Avatar photo Redaksia
“Kujtojmë me respekt të veçantë të gjithë dëshmorët e Komunës së Vitisë, të cilët mbeten nderi ynë më i madh,” është shprehur Haliti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka përkujtuar 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve – përmes një mesazh urimi në të cilin ka theksuar rëndësinë e sakrificës për lirinë e vendit.

Haliti ka thënë se kjo ditë shënon një moment reflektimi dhe nderimi për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë që gëzohet sot, duke i cilësuar dëshmorët si themel të shtetit dhe udhërrëfyes për të ardhmen.

EkoHigjiena

“Kujtojmë me respekt të veçantë të gjithë dëshmorët e Komunës së Vitisë, të cilët mbeten nderi ynë më i madh,” është shprehur Haliti, duke shtuar se sakrifica e tyre duhet të shërbejë si frymëzim për brezat e rinj.

Në mesazhin e tij, kryetari ka shprehur mirënjohje të veçantë edhe për familjarët e dëshmorëve, duke vlerësuar qëndresën dhe krenarinë e tyre ndër vite.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.