Haliti- Besojmë në fitoren e KF “Vllaznia”
(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë , Sokol Haliti ka pritur sot përfaqësuesit dhe lojtarët e Klubit Futbollistik “Vllaznia” të Pozheranit të cilët në ditët në vijim do të zhvillojnë ndeshje futbolli të cilët janë shumë afër për tu kualifikuar në ligën e parë të Kosovës.
Përfaqësues dhe lojtarë të Klubit Futbollistik “Vllaznia “ të Pozheranit kanë vizituar sot kreun e komunës së Vitisë, Sokol Haliti . Me këtë rast kryetari Haliti ju ka uruar atyre suksese me shpresë që ata së shpejti të kualifikohen në ligën e parë të Kosovës.
“Me të vërtetë kam besim tek ju dhe të sukseset që do të arrini. Do të keni përkrahjen time dhe jo vetëm atë morale,gjithashtu do të keni përkrahjen e plotë edhe të Sektorit të Sportit andaj me lejoni që të ju uroj fitore” u shpreh Haliti.
Ndërkaq kryetari i KF “Vllaznia” Shpend Musa falënderoj kryetarin dhe institucionet komunale për mbështetjen e dhënë duke theksuar se shpreson se ndeshjet e radhës të cilat do të zhvillohen do jenë vendimtare që ky klub të kthehet në Viti si fitues dhe më këtë sipas tij KF “Vllaznia” është një hap më pranë për të hyrë në ligën e parë të Kosovës.
Ndërsa kryetari Haliti ka vizituar dje këtë Klub Futbollistik përfshirë edhe grupmoshat e reja duke i inkurajuar që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre të suksesshëm në sport. Ditë më parë komuna e Vitisë ka dhuruar këtij ekipi rekuizita sportive, ndërsa sot KF “ Vllaznia” do të zhvilloj një ndeshje sportive me KF” Tefik Çangu”. /2lonline/
