DYLON

Halimi i KVRL-së takon rektorin Dërmaku

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Kryetari i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL) i Gjilanit, Valdrin Halimi tha se me qëllim të njoftimit mbi zgjedhjet dhe planin për veprim të rinisë kanë takuar rektorin e Universitetit Publik të Gjilanit Prof.dr.Arben Dërmaku.

Halimi tha se njoftoi rektorin me strukturën e KVRL-së dhe aktivitetet që kanë në planë të i realizojnë, posaçërisht në raport me Universitetin dhe studentët,

EkoHigjiena

“Kemi raporte të shkëlqyera me përfaqësuesit e studentëve të Universitetit Publik të Gjilanit, dhe me ta shpresojmë që të realizojmë aktivitete të përbashkëta në mënyrë që të i kontribuojmë aktivizimit të rinisë e jetës studentore në përgjithësi” shtoi Halimi.

Ai tha se nga rektori Dërmaku mori urimin për postin kryetarit të KVRL-së dhe ofroi përkrahjen e Universitetit në aktivitetet e KVRL-së si institucion suprem i përfaqësimit të të rinjve në komunë,

“Ne jemi në dispozicion të ofrojmë atë që kemi mundësi për të rinjët dhe studentët , kështu që dyert e Universitetit janë të hapura për të gjithë ata që ja duan të mirën jo vetëm të rinjëve por tërë shoqërisë”  ka thënë Dërmaku.

E, Halimi tha se Këshilli i Veprimit Rinor Lokal do të vazhdoj tutje me takime njoftuese në mënyrë që të ndryshoj opinionin negativ të krijuar nga udhëheqësja e mëherëshme e ish anëtarëve jo-legjitim të KVRL-së. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.