Halil Matoshi sot me Lëvizjen Vetëvendosje!
Analisti politik Halil Matoshi ka vendosur që sot të jetë me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se “Lufta” në Kumanovë ishte pa krye dhe pa qëllim të qartë, grupet misterioze rebele nuk i ndihmojnë zgjidhjes se problemit të shqiptarëve në FYROM.
Ai më pas ka shtuar se prandaj është me VV-në.
Lexoni postimin e plotë të Matoshit:
Sot jam me Lëvizjen Vetëvendosje!
“Shqiptarët duhet të ngrihen në demonstrata qytetare dhe të kërkojnë largimin e Gruevskit. Këto demonstrata duhet të mbahen në Shkup. Qendra politike e shqiptarëve është Shkupi. Gruevski rrëzohet në Shkup e jo në lagje e fshtara të Kumanovës.” – thërret VV.
P.S.
“Lufta” në Kumanovë ishte pa krye dhe pa qëllim të qartë, grupet misterioze rebele nuk i ndihmojnë zgjidhjes se problemit të shqiptarëve në FYROM.
Të shtënat në Kumanovë po e shpëtojnë Qeverinv e Gruevskit dhe Ahmetit, prandej shqiptar kujdes! Bashkimi me qytetarinë aktive maqedonase kundër Qeverisë është rruga e vetme e drejtë! secili plumb i shkrepur aktualisht dëmton jo vetëm pozitën e shqiptarëve në FYROM por edhe REpublikën e Kosovës.
Prandej, jam me VV-në!!!
Sa i përket Republikës së Shqipërisë – e lini të qetë – boll i ka dfidat e veta transicionale – me u ba shtet modern dhe me iu bashkue BE-së.
Vetëm kjo Shqipni u duhet shqiptarëve!
