Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) njofton bizneset dhe opinionin publik se webfaqja zyrtare e OAK-së https://odaeafarizmit.org/ është sulmuar nga hakerë të panjohur deri më tani, dhe shpresojmë që shumë shpejt do ta kthejmë në gjendjen e rregullt të saj.
Andaj, për momentin e kemi të pamundur postimin dhe vendosjen e aktiviteteve tona të rregullta.
Në rast të kërkimit në google të web faqes tonë, e njejta shfaqet në një gjuhë të huaj aziatike.
Deri në momentin e rikthimit çdo gjë që postohet në web faqen tonë nuk është përgjegjësi e odës!
Kjo si duket ka ardhur pas reagimit të Odes së Afarizmit të Kosovës për bojkotin e produkteve të Rusisë dhe aleatëve të saj, ku para disa ditëve OAK i është bashkuar fushatës Botërore, Evropiane dhe të Republikës së Kosovës për mbështetje të Ukrainës duke i kërkuar bojkotimin e produkteve të atyre që janë duke kryer Gjenocid ndaj popullit të Ukrainës dhe atyre që janë duke e përkrahur Rusinë siç është Serbia, duke kërkuar nga BE, SHBA-të dhe vendet e tjera, vendosjen e sanksioneve edhe për Serbinë.
OAK do të iu njoftojë me kohë në momentin që bëhet rikthimi i webfaqes.