DYLON

Hajrullahu: Stacioni i Autobusëve në Gjilan gjatë verës është i hapur 24 orë

Hajrullahu: Stacioni i Autobusëve në Gjilan gjatë verës është i hapur 24 orë
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”, Avni Hajrullahu, ka mbajtur sot konferencë me gazetarë ku ka paraqitur punën që është bërë në këtë ndërmarrje dhe planifikimin për muajt e verës, kur pritet të ketë fluks të shtuar të qarkullimit në rrugët e Gjilanit dhe ato regjionale.

Ai ka thënë se ndërmarrja ka koordinim të plotë me drejtoritë në Komunën e Gjilanit që merren me transportimin e qytetarëve, me Policinë e Kosovës dhe me të gjitha institucionet e kësaj fushe në nivelin qendror, duke përfshirë edhe takimet e rregullta dhe bashkëpunimin edhe me shoqatën e transportuesve “Anamorava”.

“Falë mbështetjes së madhe që e kemi nga Komuna e Gjilanit dhe në bazë të përgatitjeve për sezonin veror, kur fluksi i qarkullimit të autobusëve dhe veturave është i shtuar, Stacioni i Autobusëve do të punoj 24 orë dhe shfrytëzimi i hapësirës së autobusit do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe kompanive”, ka thënë Hajrullahu.

EkoHigjiena

Ai ka potencuar se edhe në aspektin financiar NPL Stacioni i Autobuseve ka nje qëndrushmeri të kënaqshme dhe deri në këtë fazë së bashku edhe me operatorët e transportit kanë arritur në 90 për qind të zbatimit të planit.

“Me mbështetje të kryetarit të Komunës Lutfi Haziri kemi koordinuar dhe planifikuar edhe investimet ne rivitalizimin dhe digjitalizimin e Stacionit te Autobuseve, që do ta bëjmë gjatë pjesës së dytë të vitit 2019 dhe kështu viti 2020, stacionin e Gjilanit do ta gjejë me ambiente moderne dhe me standarte europiane”, ka thënë Hajrullahu.

Përndryshe, drejtori Hajrullahu i ka ftuar të gjithë qytarët e Komunës së Gjilanit që ta shfrytëzojnë transportin publik dhe hapësirat e Stacionit të Autobusëve, sepse transporti publik është më i sigurtë dhe është legal.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.