Hajrullahu: Mungojnë investimet në Zhegër me rrethinë

Hajrullahu: Mungojnë investimet në Zhegër me rrethinë

Xhelal Hajrullahu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes ka thënë se për Zhegrën është diskutuar shumë në Kuvendin Komunal të Gjilanit dhe është premtuar shumë nga kjo qeverisje komunale, por është bërë pak e pothuajse asgjë me intensitetin e punëve.

Ai thotë se për çështjet pothuajse të njëjta për çdo seancë janë ngritur problemet që ballafaqohen çdo ditë qytetaret e Zhegrës dhe asnjëra prej tyre deri më tani nuk është realizuar.

Hajrullahu ka kritikuar pushtetin se po japin afate kohore se kur kryhen projektet por se dalin se janë vetëm deklarata verbale dhe premtime boshe pasi situatën ë terren është krejt ndryshe.

Sipas tij, qytetari i Zhegrës me rrethinë dëshiron të dije së kur fillojnë dhe përfundojnë punët që janë nisur e janë lënë në gjysmë si fillimi i punimeve në palestrën e sporteve, ku dinamika e punëve është shumë e vogël, pastaj premtimi për asfaltimin e rrugës në Selishtë, që do të ndodhe në fund të tetorit, por s’është që shihet kompani duke punuar në rrugë. Po ashtu edhe shkolla në Haxhaj, nuk po kryhet e nxënësit vazhdojnë të mësojnë në bodrumin e xhamisë së fshatit.

Po ashtu, një pjesë e nxënësve që vijnë nga fshati Selishtë mësimet kanë vendosë t’i ndjekin në Zhegër për shkak se nuk konsiderojnë se ekzistojnë kushtet për t’u mbajtur procesi mësimor normalisht.

Hajrullahu ka thënë po ashtu se banorët e lagjes së KFOR-it në Zhegër, vazhdojnë të kenë probleme, sa herë që ka të reshura të shiut meqë ujëmbledhësi i lagjes ka kohe që është mbyllur. Sa herë që ka të reshura, uji i shiut vërshon oborret e banorëve të lagjes.

KOMENTE