Hajrullahu: Ja vërejtjet për raportin e kryetarit, pjesa që ka të bëjë me DSHMS-në

Hajrullahu: Ja vërejtjet për raportin e kryetarit, pjesa që ka të bëjë me DSHMS-në

Xhelal Hajrullahu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, i ka apostrofuar vërejtjet e gjetura në Raportin gjashtëmujor të punës Janar – Qershor 2018, në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, përgjatë seancës ku është diskutuar raporti gjashtëmujor i punës së kreut të komunës.

Hajrullahu ka thënë se edhe në mbledhjen e mbajtur të Komitetit për Shëndetësi dhe Mirqënie Sociale të datës 09.07.2018, si pikë e rendit të ditës e kanë pasur edhe këtë pjesë të këtij Raporti që është ofruar sot në pjesën e dytë të Seancës së VIII ( tetë) të Kuvendit Komunal.
“Ne kemi arritë me bërë një krahasim me materialin që kemi pasur në mbledhje të komitetit dhe pjesën e raportit aktual, ku kemi gjetur edhe këto vërejtje”:

1. Zyra për shërbime shëndetësore faqe 15
Aprovim ndihmë për barëra Janar – Qershor 2018 kanë qenë 259 kërkesa, me mjetet e shpenzuara në shumën 29.277 euro.
Mirëpo, tek Zyra Financiare për Mirëqenie Sociale faqe 16, kemi këtë gjendje:
Kërkesa për barna dhe shërim të aprovuara janë 257 kërkesa që kapin vlerën 27.277 euro.
Tani a kemi 259 kërkesa me shumën 29.277 euro apo 257 kërkesa me shumën që kapin vlerën 27.277 euro, sepse po flasim për një shumë ku dallimi është në 2000 euro.

2. Zyra Financiare për Mirëqenie Sociale faqe 16
Për meremetimin dhe ndërtimin e shtëpive për rastet sociale janë shpenzuar 21.737.34 Euro.
Mirëpo në këtë raport nuk po përmenden se sa është numri i shtëpive që janë meremetuar dhe ndërtuar për rastet sociale.

3. Zyra e asistentit faqe 17
Kërkesat e ndryshme të qytetarëve për barëra, ndihmë financiare për mjekim, vërtetime etj, gjithsejt totatali është 764 kërkesa të sistemuara.
Mirëpo, Raporti sipas departamenteve dhe statutit të zgjidhjes në formë tabelare jep edhe përshkrimin dhe numrin në kuadër të DSHMS –së, se sa raste janë pranuar, sa janë në process, sa janë miratuar, sa janë refuzuar, hedhur poshtë, pezulluar, anuluar, përfunduar, e që na jep shifrën e përgjithshme 764 kërkesa të sistemuara, e që në këtë raport nuk po e hasim.

4. Në raport nuk kemi edhe numrin e shërbimeve shëndetësore:
Sa vizita ka pasur në mjekësinë familjare dhe sa raste janë referuar
Sa vizita ka pasur në emergjencë dhe sa janë referuar
Vizita shtëpiake, vizita stomatologjike, shërbime laboratorike, vizita psikologjike, certifikata të lëshuara, vizita në shtëpi për nëna dhe fëmijë etj.

5. Qendra për punë sociale ofron shërbime sociale dhe asistence sociale

Për shërbime sociale në formë tabelare po e shohim kategorinë e shfrytëzimeve, numrin e rasteve, llojet e intervenimit dhe rezultatet e arritura.

Mirëpo, tek pika 2.6 ku përmendet Bashkimi familjar, përmendet lloji i intervenimit mirëpo nuk e kemi numrin e rasteve, po ashtu e njëjta gje është 2.12, ose anasjelltas kemi numrin e rasteve e jo llojin e intervenimit siç është pika 2.16 faqe 30 etj.

Në këtë raport po ashtu në formë tabelare mungon edhe raporti i asictencës sociale, ku kishte me tregu më qartë aktivitetet e aplikimit, riaplikimit, verifikimit dhe ankesat të ndarë në kategori prej 0 – 2 dhe që kishte me e dhënë totalin e përgjithshëm të rasteve të asictences sociale.

6. Në këtë raport po ashtu nuk e kemi edhe evidencen e të hyrave nga participimi i qytetarëve për shërbimet nga Qendra për Punë Sociale, që funksionin në kuadër të zyrës financiare të QPS – së. Po ashtu në këtë raport mungon edhe analitika e shpenzimeve për paga dhe meditje, mallra dhe sherbime dhe shpenzime komunale.

“Një raport të tillë me të gjitha këto vërejtje, si grup i Këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk e votuam, ishim kundër këtij raporti”, ka thënë Xhelal Hajrullahu i Vetëvendosjes.

KOMENTE