Hajnat e lënë një pjesë të Gjilanit pa ujë

Gjilan – (2LONLINE) – Hajnat e kanë lënë mbi një të tretën e Gjilanit pa ujë, pasi kanë vjedhur një trafo në fushën e puseve në Velekincë, nga ku furnizohet një pjesë e Gjilanit me ujë.

Këtë për Portalin 2lonline e kanë konfirmuar drejtues të Kompanisë Rajonale të Ujit “Hidromorava”, sipas të cilëve po punohet për t’u kthyer gjendja normale ndonëse dëmet e shkaktuar nga vjedhja dhe dëmtimet janë të mëdha, përveç asaj që e kanë lënë një pjesë të Gjilanit pa ujë.

Mumin Morina, drejtor teknik, në KRU “Hidromorava”, ka thënë se fjala është për vjedhje dhe dëmtim të trafos në fushën e puseve në Velekincë. Vjedhja ka ndodhur mbreme rreth ores 20:00.

Morina ka bërë të ditur se pas daljes të ekipeve kujdestare në terren, e kanë parë edhe nje veturë Golf afë vendit të ngjarjes, për çka kanë lindur dyshimet, por perkunder lajmrimit të rastit në polici, asgjë konkrete nuk ka pas.

Përndryshe, kjo është hera e dytë që vidhet trafo në të njëjtën pikë.

“Qe nga dje, pra, pa ujë ka mbetur diku 35  për qind e qytetit, perfshirë edhe Spitalin Rajonal. Dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë rreth 5 mijë euro”, ka thënë Morina. /2lonline/

KOMENTE