Hajgaret e Qeverisë me Çlirimtarët
Shkruan: Islam Krasniqi
/2L ONLINE/ – Pas 16 viteve pritje për rregullimin e statusit të veteranëve, invalidëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan për çlirimin e vendit me në fund u gjend një zgjidhje e cila jo që i gëzon çlirimtarët por i turpëron, a vërtet kaq pak respekt meritojnë, apo respekt meritoni vetëm ata që dhanë jetën për ketë ditë, që kush të do të luaj dhe të shkelë mbi gjakun e tyre.
Qeveria e Kosovës ka caktuar lartësinë e pensionit për luftëtaret e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do të gëzojnë ketë pension, që llogaritet sa një pagë e atyre që janë në asistencë sociale gjegjësisht sa një social, i cili jo që llogaritet si pagë por si hajgare për ata që kanë nevojë për ndihmë.
Paga e pensionit të cilën e ka caktuar qeveria e Kosovës është ndarë në dy kategori, deri në 35 vjeç nga 130 dhe mbi 35 vjeç 170 € për luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kur deputetët e Republikës së Kosovës marrin nga 1500 €, paga dhe në rast të moszgjidhjes së tyre marrin 80% të rrogës për një mandat gati, a nuk është turp që veteranet të marrin rrogë 130 €, kur zyrtarët marrin rroga 1000 € veteranet turpërohen nga pensioni i tyre.
Nëse paga mesatare në Kosovë qenka 130 deri në 170 € po përfaqësuesit e popullit marrin paga 10 fish apo 20 fish me të lartë së mesatarja. A nuk jemi njerëz të gjithë, a nuk kemi hise të gjithë në ketë qiell, në ketë tokë, a nuk meritojmë të gjithë ti gëzojmë fëmijët tanë duke ju mundësuar një jetë me të mirë.
Premtimi i qeveris ka qenë që nga janari i këtij vitit të marrin pensione Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mënyrë retroaktive, ku pensioni i tyre nuk do të jetë me i ultë së 220 €, mirëpo qeveria me dinakërinë e sajë jo që e realizoj premtimin e sajë por i stërzgjati procedurat e saj rreth verifikimit të UÇK-së dhe u plaçkiti pensionet për gjashtë mujorin e parë, mirëpo kur erdhi përfundimi i verifikimit të tyre doli me disa deklarata qesharake që lartësia e pensionit do të jetë nga 130 deri në 170€ me qëllim që veteranët të kundërshtojnë dhe të stërzgjatet procedura përsëri që edhe ky vit të shkoi kështu lëmsh që edhe për gjashtëmujorin e dytë t’u plaçkiten mjetet që janë ndarë për ta, që do me thënë të bëjë hajgare edhe pakë me ta.
Shpresojmë që organet përgjegjëse ta rishikoni ketë proces edhe një herë dhe të mos jetë ndonjë plan i cili shkon vetëm në dëm të çlirimtarëve, i cili i zgjatë procedurën dhe vonon pensionet e tyre. /2L ONLINE/
