/2L ONLINE/ – Në vazhdim të seancës, ku po diskutohet për Ecohigjiena, fjalën e ka marr edhe Ismet Hajdini (AKR), në emër të Grupit G4, duke thënë se si G4 janë për zgjidhje të problemit. “Jemi të mendimit se kryetari i komunës me dy drejtori përkatëse atë për zhvillim ekonomik dhe për shërbime publike, bashkë me përfaqësuesit të kompanisë, të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, në interes të Komunës, të kompanisë, por më tepër në interes të qytetarëve”, ka thënë Hajdini. /2L ONLINE/