DYLON

Hajdin Salihu përforcon mbrojtjen e Dritës

Hajdin Salihu përforcon mbrojtjen e Dritës
Avatar photo Redaksia

“Hajdin Salihu blindon mbrojtjen”. Kështu janë shprehur drejtuesit e Klubit futbollistik Drita të cilët kanë prezantuar prurjen e re në skuadër, mbrojtësin e ri të klubit, Hajdin Salihu.

Ai vjen nga Lokomotiva Zagreb nga Kroacia. Pas dy viteve të kaluara në superligën kroate, aventurën do ta vazhdojë në klubin bardh e kaltër.

EkoHigjiena

“Marrëveshja është arritur sot në mes të drejtori sportiv,  Valon Zymberi dhe Shpend Salihu, përfaqësues i lojtarit. Zymberi i dëshiroi mirëseardhje lojtarit dhe shumë suksese në klub”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas.

FC Drita dhe Hajdin Salihu kanë nënshkrua kontratë trevjeçare. Salihu do të jetë i veshur bardh e kaltër deri në qershor 2026.

Salihu para se të transferohej në Kroaci te Lokomotiva Zagreb, ka qenë pjesë e KF Llapi nga superliga e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.