Gjilan – (2LONLINE) – Nën organizim ne OJQ-së “Change”, është mbajtur debat me temën “Hajde! T’ju tregojmë kandidatëve për kryetar se çka duan të rinjtë”, në të cilin të rijnë të komunës së Gjilanit kanë shpalosur mangësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohen.
Ndërtimi i qendrave rekreative e sportive dhe rritja e hapësirës për shtrirjen e aktiviteteve rinore kanë qenë disa nga kërkesat e të rinjve në këtë debat, të cilët po ashtu kanë bërë apel nga kandidatët për kryetar komune që kërkesat e tyre ti marrin më seriozisht.
Amir Zeqiri, nga OJQ , “Change”, ka thënë se qëllimi I këtij debate është shpalosja e mangësive dhe shtrimi i kërkesave të të rinjve përball kandidatëve për kryetar të Gjilanit.
“Në këtë debat synohet që të vihen në pah kërkesat e të rinjve karshi kandidatëve për kryetar komune me qëllim që ato të jenë të njohura për ta dhe në pritje për realizim”, ka thënë ai.
Blend Kurtalani, student i fakultetit ekonomik ka thënë se komuna e Gjilanit ka shume të meta në ofrimin e kushteve për rekreacion dhe zhvillim te aktiviteteve rinore duke shtuar se tashmë është bërë shprehi që vendtakim kyç për ta të jenë kafiteritë, e jo qendrat sportive apo kinematë.
“Personalisht mendoj se rinia jonë ka nevojë për më shumë qendra sportive e vende rekreacioni ngase thirremi si vend që kemi një rini të shëndosh , derisa ndodh e kundërta, sepse vendtakim i rinisë tonë janë për kafenetë të cilat nuk prodhojnë asgjë veçse shterin xhepat tanë edhe ashtu bosh”, ka thënë ai duke shtuar se edhe ato pak vende rekreative siç është stadium i qytetit i cili hapësirat përreth i ka të mbushura me shiringa e vendtakime të narkomanëve. .
E Genta Shabani, kandidate e re për këshilltare nga “ Vatra”, ka kërkuar nga të rinjtë që të jenë më të vendosur kur bëhet fjalë në ngritjen e zërit për shtrimin e kërkesave të tyre. Ajo po ashtu ka thënë se aktualisht komuna ka ngecje në shumë sektor e në veçanti tek ai i arsimit, i cili sipas saj, duhet të jetë baza e zhvillimit të së ardhmes, derisa po dëshmon të kundërtën, sepse siç thotë ajo në shkollat tona ende mund të gjesh në numër të konsiderueshëm mësimdhënësish të pakualifikuar.
” Kemi shume ngecje në sektorin e arsimit , janë mësimdhënësit e pakualifikuar në disa fshatra, puna e dobët e inspeksionit komunal si dhe sistemi i dobët i sigurisë në shkolla të cilat viteve të fundit janë bërë cak i rrahjeve huliganizmit”. Ka thënë ajo.
Shabani po ashtu ka dhënë vërejtje edhe në shërbimet e administratës komunale .
”Secili person që shkon ne komune ose administrate për pajisje te dokumentacionit ka problem , kjo për shkak të moskualifikimit të duhur të stafit në administratë kur dihet se mosha mesatare e punëtorëve është 40 dhe 50 vjeç”, ka thënë ajo duke shtuat se për nga zhvillimi infrastrukturor komuna e Gjilanit qëndron dukshëm më keq se sa qytetet e tjera në vend.
Halil Murseli, student në fakultetin Juridik në Gjilan, ka thënë se sikurse komunat e tjera dëshirojmë rrugë më dy krosi dhe përmirësim të gjendjes në trafikun urban.
” Duam që autostrada te kaloj në edhe në Gjilan të na lidh me luginën e Preshevës, e po ashtu rruge me dy krosi në mënyrë që komunikacioni të jetë me i sigurt”, ka thënë ai duke kërkuar po ashtu që të përfundohet edhe projekti I mbetur në gjysmë “ Rregullimi i parkut në lagjen “Arbëria”.
Remzi Hyseni , po ashtu student i fakultetit juridik ka kërkuar që edhe në lagjen “Dardania” të ketë mundësi për rekreacion për banorët, duke shtuar se përkundër premtimeve për rregullimit urban të lagjes asgjë nuk është bërë gjer më tani.
Besarti Selimi, aktivist i Vetëvendosjes ka thënë se papastërtia e lumit Mirusha, mungesa e ndriçimit dhe furnizimi i rregullt me ujë janë problemet më të mëdha me të cilat aktualisht po përballen qytetarët .
”Mungesa e ndriçimit në disa lagje të qytetit dhe fshatrave ka ndikuar dukshëm në rënien e sigurisë dhe është bërë shkas për incidente e vjedhje”, ka thënë ai. Selimi po ashtu ka folur edhe për nepotizmin në shëndetësi, duke thënë se ka shume student të mjekësisë të papunë në komunën tonë mungesa e barnave esenciale, nuk kemi qendra rekreative,thjesht te rinjtë nuk kanë vend takim tjetër pos kafiterive.
Edon Buca, gjithashtu aktivist i Vetëvendosjes ka thënë se të rinjtë nuk duan asgjë më tepër vëçse të përfundohen projektet e lëna në gjysme siç është ai i rregullimit të shtratit të Mirushës si dhe ndërtimi i bibliotekës së qytetit. “ Nga kanalizimi nëntokësor Gjilani po behet minideti nga te reshurat atmosferike, andaj kërkojmë që kreu i ardhshëm i komunës të filloj projektin për rregullimin e ujërave atmosferike”, ka thënë.
Ai ka shtuar se mungon përgjegjësia ga stafi mjekësor ne Spitalin e Gjilanit, ku ka plot raste kur fëmijët lindin me pasoja për shkak se ne lindje ka munguar prezenca ne mjekut kryesor sepse mjeket mungojnë ne spitale e punojnë në ordinance private.
” Kërkoj që qeveria duhet ta nxjerrë në pah ligjin që mjeket të përcaktohen në mes punës publike edhe private‘ , ka thënë ai.
Vigjilent Kurti , student i aktrimit, ka thënë se problem tjetër në komunë është edhe papunësia, ku shumë të rinj përkundër përfundimit të studimeve mbeten në rrugë.
” Ndarja e profileve nuk është e pranueshme për ne ngase pesë mijë student aktualisht janë vetëm në drejtimet ekonomik e juridik, të cilët pas përfundimit të studimeve mbeten në rrugë apo disa nga ta rugë të vetme kanë migrimin nga vendi”, ka thënë ai.
Kurti problem sheh edhe mosfunksionimit e projektit polici në lagje, duke shtuar se edhe pse këta mekanizma janë të thirrur për mbrojtjen e qytetareve, nuk po funksionojnë, pastaj shume shpeshta ndodh që të ketë therje mes nxënësve e rrahje si pasoj e mungesës se hapësirave të sigurta ne shkolla. /2lonline/