DYLON

Hahn: Në MSA dialogu është obligim ligjor

Avatar photo Redaksia

Komisionari i Bashkimit Evropian për politikë evropian të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim, Johannes Hahn, i ka thënë kryeministrit Mustafa se, sipas MSA-së, dialogu me Serbinë është obligim për shtetin e Kosovës.

“Konsiderojmë se fokusi drejt BE-së është kritik për juve dhe për rajonin. Ne me Mustafën patëm një diskutim frytdhënës dhe e urova kryeministrin për nënshkrimin e MSA-s dhe shpresoj se BE-ja do ta japë së shpejti vendimin për Kosovën. E falënderova Serbinë edhe për dialogun dhe konstruktivitetin. Në MSA është obligim ligjor dialogu. Jam i bindur se kryeministri Mustafa dhe qeveria është e gatshme t’i vazhdojë negociatat”, ka thënë Hahn, në një konferencë për medie së bashku me Mustafën. Hahni ka bërë me dije se deri në fund të këtij viti do të mund të rekomandohet që Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave.

EkoHigjiena

Më tutje, komisionari Hahn ka folur edhe për veprimet e opozitës në Kosovë. Ai ka thënë se në një vend demokratik dhuna është e papranueshme. “Pengesa dhe dhuna nuk kanë vend në një shoqëri demokratike, në vend që ka aspirata evropiane. Institucionet e Kosovës duhen respektuar dhe duhet të lejohen të funksionojnë”, ka deklaruar Hahn.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa ka thënë se e ka siguruar komisionarin Hahn se do t’i vazhdojnë bisedimet me shtetin serb.

“Unë shpreh përkushtimin e Kosovës që t’i përmbushë kërkesat e caktuara nga BE-ja. E njoftova për procesin që po zhvillojmë për UNESCO-n dhe nevojën që kemi të jemi pjesë e saj. Po ashtu, e sigurova Hahnin se do t’i vazhdojmë bisedimet me Serbinë. Sa i përket zhvillimit ekonomik, i tregova se e kemi trefishin e investimeve të jashtme dhe jemi duke bërë reforma ekonomike”, është shprehur Mustafa.

Pas takimit me presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Mustafa, komisionari Hahn do të takohet me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe në orën 11:00 do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit në një seancë solemne.

http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=72406&Ctype=1