Miliona njerëz në botë vuajnë nga gurët në veshka. Ekspertët kanë një këshillë për të gjithë ne: Pini sa më shumë ujë dhe hani sa më shëndetshëm për të ulur rrezikun e kësaj sëmundje.
Gurët në veshka janë një shqetësim tepër i madh dhe shkakton dhimbje të tmerrshme, pasi ata duhet të kalojnë nëpërmjet urinës.
Arsyet kryesore për krijimin e tyre, sipas ekspertëve janë obeziteti, dehidratimi dhe konsumimi i proteinave të tepërta shtazore si mishi i kuq, vezët, ushqime deti. Mjekët gjithashtu këshillojnë që të mbani një peshë të shëndetshme trupore, shmangni kripën, hani të paktën 5 porcione frutash dhe zarzavatesh në ditë, pini sa më shumë ujë.
Këshilla si të mbani nën kontroll shëndetin e veshkave:
-Lëngjet janë miku më i mirë, por uji në veçanti është zgjedhja më e shëndetshme kur vjen puna tek veshkat.
-Pini ujë herë pas here. Sasia e ujit që rekomandohet varion nga një person në tjetrin. Megjithatë, një njeri duhet të pijë mesatarisht 2 deri në 2.5 litra në ditë.
-Gurët në veshka ka më shumë gjasa të krijohen kur është kohë e nxehtë dhe e thatë dhe sasia e lëngjeve në trup është e pamjaftueshme.
-Gjatë periudhës së motit të nxehtë ose kur bëni ushtrime fizike duhet të konsumoni më shumë ujë se zakonisht, për shkak se humbisni lëngje me anë djersitjes.
-Kontrolloni herë pas herë ngjyrën e urinës. Nëse është me ngjyrë të errët, do të thotë se jeni dehidratuar.
-Mbani gjithnjë me vete një shishe ujë.