Guda: Dhënia në shfrytëzim e pronës komunale për biznese, veprim më se i qëlluar

Guda: Dhënia në shfrytëzim e pronës komunale për biznese, veprim më se i qëlluar

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në pikën që kishte të bënte me: “Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale personave fizik dhe juridik përmes Shprehjes së Interesit”, ka marrë fjalën edhe Fitim Guda, anëtar i këtij Kuvendi nga radhët e LDK-së, i cili ka thënë se kjo është njëra ndër format më të mira se si komuna mund t’u dalë në ndihmë bizneseve, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Guda tha se një vendim i tillë është i rëndësishëm për zhvillim të bizneseve andaj edhe ai tha se  është pro saj, pasi bizneseve gjilanase do t’u krijohet mundësia që të marrin disa prona komunale në shfrytëzim, me çka do të ulen kostot në investim dhe njëkohësisht mundësohet që bizneset familjare, ato të vogla, përmes marrjes së këtyre pronave, edhe të rriten, të shndërrohen në biznese më të madhe.

Guda i ka ftuar bizneset që të tregojnë interesim, të aplikojnë për këto hapësira sepse do të jenë përfitues,  por njëkohësisht përfitues do të jetë edhe komuna, sepse një model i tillë, se si duhet komuna t’u dalë në ndihmë bizneseve, krijon parakushte për rritjen e bizneseve, gjenerim të vendeve të reja të punës, të të hyrave komunale, zhvillim ekonomik dhe me këtë edhe rritje të mirëqenies në komunë. /2LONLINE.com/

KOMENTE