Qytetarët e Kosovës te cilët udhëtojnë përgjatë rrugës nga Mitrovica per Leposavic në veri te lumit Ibër, në të kapercyer të qyetetit të Zveçanit, kanë mundur të vërejnë diçka me ndryshe diteve te fundit: Nje prezencë të ulur të trupave të KFOR-it.
E njohur tek trupat e KFOR-it si Pika Vëzhguese (PV) “Cooke” e formuar me qëllim që të sigurojë liri të lëvizjes në rajon, postblloku i KFOR-it përgjatë rrugës –– tani është duke u çmontuar, meqë po konsiderohet e panevojshme. PV “Cooke” qendron pergjatë lumit Ibër, aty ku gjindet edhe shkritorja e Trepçës.
“Situata e sigurisë në Piken Vëzhguese “Cooke” dhe rreth saj është përmirësuar dukshëm dhe liria e lëvizjes sigurohet nga Policia Kufitare e Kosovës”, tha Koloneli i Ushtrisë Amerikane Clint Baker, komandant i Grupit Shumëkombësh Luftarak – Lindje (GSHL-L), trupat e të cilit kanë pasur pergjegjësi ta ruajnë atë pike gjatë tre muajve të fundit. “Vetë fakti se jemi në gjendje ta heqim [PV “Cooke”], tregon se gjërat po permirësohen dhe dëshmon aftësitë dhe besueshmërinë a autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit”.
Megjithëse shumë e vogël per nga masa, do të duhen disa ditë për ta çmontuar PV “Cooke”.
“Përveç çmontimit fizik të PV ‘Cooke’, ne gjithashtu do të kryejmë një vleresim të mjedisit në vendin ku ishte e vendosur PV-ja”, tha Kapiteni i Ushtrisë Amerikane, Mike Smolucha, officer pergjegjës i xhenios në GSHL-L. “Posa të gjitha strukturat, gjeneratorët, telat dhe barrierat e betonit të largohen, ne do të kthehemi dhe ta testojmë dheun për të pare nëse, apo në çfarë shkalle, është kontaminuar dheu”.
Ne rast se rezuloton që dheu është kontaminuar, Smolucha ka thënë se ato zona do të gërmohen, dhey i kontaminuar do të largohet dhe zëvendësohet me dhe të pastër.
Çmontimi i PV “Cooke” ka filluar më 17 janar.