DYLON

“Grushti i Ukshin Hotit” – simbol i qëndresës, mendimit të lirë dhe vizionit kombëtar

“Grushti i Ukshin Hotit” – simbol i qëndresës, mendimit të lirë dhe vizionit kombëtar
Avatar photo Redaksia

Sonte në Galerinë e Qytetit të Gjilanit është hapur ekspozita personale e Bedri Haziraj, “Për ty më ka marrë malli”, Kurator – Prof.Ismet Jonuzi. Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka zgjedhur njërën prej veprave të ekspozuara, për të cilën ka thënë se është një homazh i denjë për figurën e shquar të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, transmeton 2LONLINE.com.

““Grushti i Ukshin Hotit” – simbol i qëndresës, mendimit të lirë dhe vizionit kombëtar”, ka thënë Hyseni.

EkoHigjiena

Sipas tij, kjo vepër e fuqishme artistike, e realizuar nga autori Bedri Haziraj dhe e kuruar nga Prof. Ismet Jonuzi, u ekspozua sonte në Galerinë e Arteve në Gjilan, si një homazh i denjë për figurën e shquar të intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti.

“Dy grushtet e shtrënguara që përplasen në qendër të veprës flasin më shumë se fjalët – ato përfaqësojnë për balljen e pandalshme të së vërtetës me padrejtësinë, të mendimit kritik me shtypjen, dhe të idealit me heshtjen. Një vepër që na kujton se trupi mund të burgoset apo të zhduket, por ideja – ajo mbetet, rritet dhe frymëzon breza. Lavdi Ukshin Hotit”, ka thënë i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/