/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës e ka pranuar një informatë se një incident ka ndodhur në një restorant të një pikë për shitjen e karburanteve në Rrugën e Kamenicës afër fshatit Shillovë të Gjilanit dhe njësitet patrolluese kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Nga hetimet e para mësohet se i dyshuar shtetas i Kosovës i ka sulmuar dy vajza shtetase të Republikës së Shqipërisë, të cilat ishin duke qëndruar në këtë restorant, ku njërën nga to e kishte goditur me grusht në fytyrë”, thotë Hashani.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit të tij.
Lidhur me rastin Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet për 48 orë në qendrën e ndalimit.
Rasti procedohet në Prokurori. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/