DYLON

Gruri i mbjellë është në gjendje të mirë

Gruri i mbjellë është në gjendje të mirë
Avatar photo Redaksia

“Edhe pse mbjellja e grurit gjatë vitit të kaluar, për shkak të mungesës ekstreme të lagështisë në tokë, nuk u realizua brenda afatit optimal për mbjellje, që është nga 5 deri 30 tetori, megjithatë fermerët shfrytëzuan maksimalisht pak ditë të mira të muajit nëntor dhe realizuan mbjelljen e tij”, thuhet në një njoftim të Drejtorisë për Bujqësi të Komunës së Gjilanit.

Në tej bëhet e ditur se: “periudha pas mbjelljes u përcoll me një lagështi minimale në tokë, me reshje minimale të shiut, thuajse pa borë fare dhe me temperatura të ajrit mjaft të larta për periudhën e dimrit. Kjo gjendje sikur i ndihmoi grurit që të mbijë dhe të mos dëmtohet nga ngricat bima e sapombirë”.

EkoHigjiena

Ekspertët nga Drejtoria për Bujqësi, nga vizitat në teren, kanë vlerësuar se duke i pasur parasysh kushtet dhe rrethanat që u përmendën më sipër, kultura e grurit është në gjendje të mirë dhe nëse çdo gjë shkon si duhet, mund të priten rendimente mesatare.

“Muaji shkurt është muaji kur kultura e grurit duhet të ushqehet me një sasi të konsiderueshme të azotit. Varësisht nga normat e plehërimit vjeshtor (me rastin e mbjelljes), nga pjelloria e tokës, parakultura, varieteti dhe rendimenti i planifikuar, preferohet të jepen 150-250kg NAG 27% për hekatar. Në rast nevoje më vonë mund të bëhet edhe një korrigjim me një sasi të vogël të azotit (100 -150 kg NAG /ha)”, thuhet tutje në njoftim.

Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Bujqësi, në vitin 2023 ka përkrahur afër 800 fermerë me farë gruri.  Për këtë vit afërsisht po aq fermerë do të përkrahen për mbjelljen e misrit dhe grurit, përveç me farë dhe me plehra artificialë.

“Në këtë vit (2024) fermerët do të përkrahen edhe me projekte të tjera si: mekanizim bujqësor, serra prej 100m², panele solare, shoqëri bletësh, centrifuga për nxjerrjen e mjaltës, shkrirëse dylli, me tërë repromaterialin e nevojshëm për mjedër dhe boronicë, seminare, me këshilla praktike profesionale etj”, thuhet në fund të njofitmit të Drejtorisë Komunale për Bujqësi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.