DYLON

Grupi për Mbrojtje dhe Shpëtim në raste të emergjencave mbajti takim për vlerësim të situatës

Grupi për Mbrojtje dhe Shpëtim në raste të emergjencave mbajti takim për vlerësim të situatës
Avatar photo Redaksia

Grupi për hartimin e planit të vlerësimit të rrezikshmërisë në komunën e Vitisë, i cili është formuar me vendim të kryetarit të komunës, Sokol Haliti ka mbajtur një takim, ku u bë vlerësimi i rreziqeve si pjesë përbërëse e mbrojtjes dhe shpëtimit në Viti.

Në këtë takim ku ishte i pranishëm nënkryetari i komunës, Hasan Aliu dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Viti, Basri Aliu, zyrtari i lartë për Menaxhimin e Rreziqeve nga MPB, Njazi Miftari, kryetari i grupit Naser Haziri, përfaqësues të policisë në Viti, si dhe anëtarët e tjerë nga sektorë të ndryshëm, u diskutua rreth çështjes së menaxhimit të emergjencave në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.

EkoHigjiena

Me këtë rast, koordinatori rajonal për Menaxhimin e Emergjencave, Sali Mustafa, tha se komuna e Vitisë ka bërë një hap shumë të rëndësishëm në largimin e rrezikut nga vërshimet duke investuar në hapjen dhe pastrimin e lumit Morava, kanaleve e përroskave dhe krijimin e kushteve infrastrukturore që të eliminohet kjo dukuri.

Përndryshe, komuna e Vitisë deri në vitin 2015 ka qenë pjesë e komunave me rrezik nga vërshimet dhe shumë fshatra janë përballur me vështirësi të shumta nga reshjet e shiut. /2LONLINE/