DYLON

Grupi i partive serbe hynë në kuvendin komunal në Preshevë?!

Grupi i partive serbe hynë në kuvendin komunal në Preshevë?!
Avatar photo Redaksia

Nga tetë lista zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale në Preshevë kanë fituar ulëse në kuvendit komunal 6 prej tyre të cilët në tërësi përbëjnë 38 këshilltarë në kuvendin komunal.

Sipas rezultateve përfundimtare të komisionit komunal zgjedhorë në Preshevë, Alternativa për Ndryshim ka marrë 15 mandate, Partia Demokratike Shqiptare 11 këshilltarë, Partia për Veprim Demokratik 6 këshilltarë komunal, Lëvizja për reforma PDSH 3 këshilltarë, lista serbe 2 këshilltarë dhe Bashkimi Demokratik i Luginës 1 mandat në kuvendin komunal.

Partitë serbe pas më shumë se 10 vite po rikthehen në kuvendin komunal dhe në bazë të rezultateve do të jenë çelës për formimin e qeverisjes lokale duke pasur parasysh rivalitetin mese bllokut politik shqiptar.

EkoHigjiena

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.