DYLON

Grupi i Grave te Vitisë realizon takim për fundit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Grupi i Grave të Vitisë ka mbajtur sot një drekë pune me anëtarë te grupit të grave, përfaqësuese të shoqatave të grave në komunën e Vitisë ,GVL “Vitia” si dhe përfaqësuese të institucioneve komunale.

Gjate këtij takimi, ku i pranishëm ka qenë dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ku ndër tjerash është diskutuar për sfidat që kanë përcjellë grupin e grave dhe shoqatat e grave gjatë vitit 2016, si dhe planet për të ardhmen.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi ata kanë falënderuar kryetarin Haliti për mbështetjen të cilën ai i ka dhënë shoqatave te grave në Viti për dy vitet e fundit. Kurse falë kësaj mbështetje sot në komunën e Vitisë veprojnë 10 shoqata te grave të cilat gjenerojnë të ardhura.

Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, gjatë këtij takimi ju ka premtuar grave pjesëmarrëse në takim se ndihma e institucioneve komunale të Vitisë dhe partnerëve të saj do të vazhdoj edhe në vitin në vijim pasi që për këtë kanë arritur edhe marrëveshje me organizatat e ndryshme.

Ky takim u realizua nën mbështetjen e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.